Telegrafi

Rodman boton libër për fëmijë

Njëri nga sportistët më kontrovers të të gjitha kohërave, i njohur për skandalet e tij, problemet martesore dhe rolet jo të mira filmike, ka shkruar libër për të vegjlit, në të cilën shkruan për luftën e tij për t’u përshtatur në shoqëri.

Libri titullohet “Dennis The Wild Bull”, ndërsa në ballinë është demi i famshëm i Chicago Bulls.

“Mbi të gjitha dua që fëmijët të kuptojnë se: Nuk është me rëndësi se çfarë bëni në jetë. Nuk është me rëndësi nëse jeni të pasur, të varfër, të njohur ose nuk ju njeh askush. Është në rregull të jeni ata që jeni, sepse me kalimin e kohës shoqëria do t’ju pranojë”, ka deklaruar Rodman. /Telegrafi/