Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers konfirmoi se ai e largoi mbrojtësin Wesley Fofana pas një ore loje në fitoren 3-0 ndaj West Brom sepse ai po agjëron muajin e shenjt të Ramazanit.
20-vjeçari është një mysliman i devotshëm dhe aktualisht po merr pjesë në agjërimin e muajit të shenjt të fesë islame, muaj i cili filloi para më shumë se një javë më parë.
Si pjesë e një prej pesë shtyllave të Islamit, shumë orë të ditës apo më saktë nga koha e ‘sabahut’ deri në ‘aksham’, myslimanët nuk do të hanë ose pinë pasi tregojnë përkushtimin e tyre ndaj fesë së tyre dhe Zotit të tyre, Allahut.
Kjo gjë mund të jetë një situatë e vështirë për t’u menaxhuar për atletët e nivelit elitar duke pasur parasysh kërkesat e punës së tyre.
Mbrëmjen e kaluar, Fofana nuk kishte ngrënë ose pirë që nga lindja e diellit dhe kështu Rodgers donte të mbronte qendërmbrojtësin e tij duke e zëvendësuar atë me Marc Albrighton në minutën e 60-të.
Rodgers confirmed Wesley Fofana was brought off after an hour because he’s currently fasting for Ramadan – and he wanted to protect his young defender who hadn’t eaten or drank since sunrise pic.twitter.com/kXI1BLJsmI
— BBC Leicester Sport (@BBCRLSport) April 22, 2021
Zëvendësimi i lojtarit nga trajneri skocez erdhi pasi Rodgers donte të lejonte Fofanan të ‘prishte’ agjërimin e tij.
Ndryshe, Rodgers është vlerësuar lartë për shfaqjen e aftësive të shkëlqyera në menaxhimin e njeriut, teksa e ka lavdëruar Fofanan për nivelin që ai ka trajnuar dhe luajtur gjatë periudhës së Ramazanit. /Telegrafi/