Brendan Rodgers është zgjedhur trajner i muajit në Skoci.
Ish-trajneri i Liverpoolit është emëruar trajner në fillimit të sezonit i skuadrës së madhe skoceze, Celtic.
Me skuadrën e madhe skoceze, Rodgers po ka sukses, pasi që nga fillimi është lider i kampionatit Premiership, ndërsa ende nuk ka asnjë humbje nga 11 ndeshje, shkruan Telegrafi.
Suksesi i tij nuk ka lënë pa u vënë re nga zyrtarët e ligës të cilët e kanë zgjedhur si trajnerin e muajit tetor.
Rodgers gjatë muajit tetor ka shënuar katër fitore nga katër ndeshje, ku edhe golaverazhi është shumë pozitiv me tetë gola të shënuara dhe asnjë të pranuar. /Telegrafi/