Telegrafi

Rodgers: Mund të arrijmë në Top 4

 Liverpooli e ka humbur ndjenjën e fitores së fundmi me disfata të rënda në kampionat dhe Europa League, por kjo nuk ka ndikuar në moralin e menaxherit, që vazhdon të besojë në ekipin e tij.

“Për mua, unë gjithmonë them se diçka është e mundur kur matematikisht është e mundur. Për shembull, në 12 ndeshjet e fundit ne ishim pranë pozitës së katërt dhe mund ta rifitojmë optimizmin”.

“Ne nuk jemi dorëzuar, por do të jetë shumë e vështirë. Nuk dua të qëndroj këtu si budalla dhe të jap premtime, do të jetë shumë vështirë”, është shprehur Rodgers. /Telegrafi/