Telegrafi

Rodgers lëvdon lojtarët

“Mendoj se ishte paraqitje e shkëlqyer në secilin aspekt të lojës. Ai është në vitet e vonshme të 20-ve dhe ai nuk po luante aq, kemi biseduar dhe tani duket shumë në formë. Ai ishte i jashtëzakonshëm, goli i tij ishte fantastik”.

“Pasimi i tij për Steven Gerrard ishte i mrekullueshëm, kështu që nëse ai vazhdon të luajë kështu, ai nuk do të largohet në janar, ashtu si kemi planifikuar në fillim”.

“Kjo fitore është reagim pas disfatës së pësuar javën e kaluar nga Aston Villa dhe tani pres vetëm rezultate pozitive”, është shprehur Rodgers. /Telegrafi/