Telegrafi

Rodgers i pakënaqur me Reinan

Ai ishte i pakënaqur me gabimet e Reinas, i cili doli nga porta për të ndaluar sulmuesin kundërshtar Sergio Aguero, por i cili arriti ta tejkalojë portierin dhe të shënojë nga një kënd i vështirë.

“Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme këtu, që është një vend i vështirë ku është shumë vështirë të shënosh gola. Ne ishim brilant. Zhgënjimi i vetëm është se ne ishim të jashtëzakonshëm në punën tonë por gabimet na kushtuan”.

“Përfundimi i Agueros për golin e dytë ishte i pabesueshëm, por nga perspektiva jonë ne jemi të zhgënjyer që ai ishte në atë situatë. Ishte një gabim, çdokush është i qartë në këtë, por nuk mund t’i fajësojmë lojtarët”, ka thënë Rodgers. /Telegrafi/