Telegrafi

Rodgers: Ende kemi shans në EL

“Ky [2-0] është një rezultat i rikthyeshëm dhe na jep neve një shans për të luftuar. Goli i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm në këtë sfidë dhe nëse ne mund t’ia dalim ta shënojmë, kjo do të na japë neve një vrull”.

“Mendoj se ne ishim të qëndrueshëm dhe kërcënonim në sulm dhe mund të kishim qenë në avantazh në pauzën mes pjesëve”.

“Por ne pranuam dy gola të dobët sonte. Ne përfunduam duke humbur ndeshjen kur ne duhej ta fitonim atë”, ka thënë Rodgers pas takimit të mbrëmshëm. /Telegrafi/