Telegrafi

Rodgers aludon në transferim të Sneijderit

 “Pronarët kanë qenë të shëklqyer me mua. Ata më kanë dhënë para për të shpenzuar dhe unë kam sjellë lojtarë të rinj. Nuk ka dyshime se ne duhet të shikojmë përsëri në lojtarë të rinj, por mendoj se duhet të ndryshojmë pak”.

“Unë tani kam shumë lojtarë të rinj dhe ashtu si Sir Alex Ferguson që një kohë punon vetëm me të rinj, duhet që të sjellim edhe lojtarë me përvojë. E përsëris, pronarët kanë qenë të shkëlqyer me mua dhe do të jenë edhe tani, kur më duhen lojtarë me përvojë”, ka thënë Rodgers.

Momentalisht Sneijder është duke luajtur me Galtasarayn dhe Interin, që kanë arritur një marrëveshje për të dhe nuk do të dihet asgjë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/