Telegrafi

Roddick triumfon në Sony Ericsson Open

Amerikani nr.6 i botës së tenisit fitoi me rezultat 7-5 dhe 6-4 për të fituar titullin e 29-të në karrierë dhe i pari në Masters pas Cincinnatit më 2006.

Roddick është shumë i suksesshëm në vitin 2010 pasi që ka më shumë fitore se askush tjetër, gjithsej 26.

Roddick gjithashtu bëhet vetëm tenisti i pestë që e fitoi turneun e Miamit dy herë, pas triumfit më 2004.

Nga ana tjetër Kim Clijsters në finalen e femrave ka shkatërruar Venus Williamsin me rezultat 6-2 dhe 6-1. Belges iu nevojitën vetëm 58 minuta lojë për të fituar titullin e 37-të në karrierë./Telegrafi/