Telegrafi

Roddick synon rekord në Queen’s Club

Turneu mbahet nga 7 deri më 13 qershor, tetë ditë para fillimit të Wimbledonit.

“Kam pasur shumë suksese në Queen’s Club dhe ende them se është impianti më i mirë i barit në botë. Në të mund të luash në mënyrë perfekte, duke u përgatitur mirë për Wimbledon”.

“Nëse shikoni rezultatet e mia në fusha me bar gjatë vitit 2009, mendoj se shkoi mirë. Ishte zhgënjyes lëndimi im në gjysmëfinale të Queen’s Club dhe mendoj se u riktheva mirë më pas për Wimbledon. Sivjet synoj ta fitoj turneun Queen’s Club”, tha Roddick. /Telegrafi/