Telegrafi

Rod Stewart rrëfen për herë të parë betejën trevjeçare ndaj kancerit

Ylli i muzikës rok, Rod Stewart, ka folur për herë të parë për sëmundjen e kancerit, gjersa ka luftuar përgjatë tri viteve të fundit.

“Askush nuk e dinte, por tash është koha që t’u tregoj të gjithëve. Arrita ta mund sëmundjen për shkak se u kap në fazë të hershme, kam bërë analiza pafund”, ka thënë Stewart për “The Mirror”.

Në momentin e parë kur lexoi përgjigjen e analizave, ai u shpreh se është e vështirë të ruash buzëqeshjen në fytyrë, kur ke rezultuar pozitiv ndaj një sëmundjeje të rëndë sikur është ajo e kancerit në prostatë.

Rod Stewart (Foto: Dave Benett/Getty Images)

74-vjeçari u ka bërë thirrje meshkujve që të mos i anashkalojnë kontrollet te mjeku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rod Stewart

Duke marrë parasysh numrin e lartë të meshkujve që vdesin çdo vit nga kanceri i prostatës, fushatat sensibilizuese në Mbretërinë e Bashkuar theksojnë se çdo mashkull 50-70 vjeç duhet t’u nënshtrohet kontrolleve të rregullta.

Ndryshe, Sir Roderick David Stewart shquhet si një nga rokerët dhe tekstshkruesit më të suksesshëm në botë. /Telegrafi/