Telegrafi

Rod Stewart dhe djali i tij rrahën një roje sigurie

Rod Stewart (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Rod Stewart me siguri mban mend festa më të mira, ndërsa natën më të hareshme të Vitit të Ri 2020 me siguri se dëshiron të harrojë sa më shpejt.

Policia në Palm Beach e ka akuzuar yllin britanik, i cili të premten mbush 75-vjeç dhe djalin e tij 39-vjeçar, Sean, se i kanë shkaktuar lëndime trupore një mashkulli.

Sipas policisë, të dy ata ishin grindur me një burrë që punonte si roje sigurie në një ndejë private në një vendpushim në Florida të martën mbrëma.

Ata dyshohet se u përpoqën të hyjnë pa ftesa në një festë dhe refuzuan kërkesën e rojës së sigurisë për t’u larguar, transmeton KP.

Rod goditi me grusht rojën e sigurisë, gjë të cilën e konfirmuan dy dëshmitarë. Policia më vonë raportoi se pamjet e kamerave të mbikëqyrjes tregojnë se Sean dhe Stewart ishin të parët që vepruan në mënyrë agresive.

Të dy ata do të paraqiten në gjykatën e Palm Beach më datën 5 shkurt të këtij viti.