Telegrafi

Rockefellerët vizitojnë termocentralin “Kosova A”

Mysafirët u shoqëruan brenda termocentralit në një vizitë blloqeve prodhuese, gjatë së cilës u njoftuan me aktivitetet e ndërmarrura nga KEK për mbajtjen në punë të TC “Kosova A” dhe punët tjera të zhvilluara në drejtim të përmirësimit të performansës së këtij termocentrali, sidomos në fushën e ruajtjes së mjedisit.

"Në një fjalë rasti, drejtori Gjukaj falënderoi të pranishmit për vizitën dhe mbështetjen e tyre dhe ju ofroj një pasqyrë të shkurtër të punës në TC “Kosova A” dhe në KEK në përgjithësi, duke u përqëndruar në disa segmente kyçe të punës në kompani që kërkojnë angazhim të përbashkët të institucioneve të vendit dhe donatorëve", thuhet në komunikatën e kësaj kompanie. 

Rockefeller, Kryesues i Bordit të Fondacionit dhe pasardhës i vëllezërve Rockefeller, në fund të vizitës falënderoi në emër të mysafirëve ministren Pula – Shiroka dhe drejtorin Gjukaj për organizimin e vizitës në KEK, duke u shprehur se janë të kënaqur që nga dora e parë morën informatat e duhura për punën në KEK dhe aktivitetet e Korporatës për të ardhmen.

Rockefeller premtoi përcjelljen me vëmendje të aktiviteteve në Korporatë dhe angazhimin e Fundit të Vëllezërve Rockefeller edhe në të ardhmen. /Telegrafi/