Më 6 dhe 7 shtator 2019 do të mbahet Festivali Rock United në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.
Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.
Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta, dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.
Gjatë dy mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, udhëhequr nga ELITA 5 dhe GRUPI 403, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.
MBRËMJA E PARË:
Purgatory, Gillespie, Vini e Veni, Zwada, The Mole Pack, kurse për mbylljen e natës së parë performojnë grupi legjendar kosovar Grupi 403.
MBRËMJA E DYTË:
PeterPan Quartet, Trampolinë, Këpurdhat, Jutbina, Bystander dhe natën e dytë të festivalit do ta përmbyllë grupi i njohur Elita 5. /Telegrafi/