Telegrafi

“Rock Hall of Fame” bëhet me emra të rinj

Grupet legjendare të “Rockut”, Bon Jovi, “Dire Straits”, “Moody Blues”, këngëtarja e ndarë nga jeta Nina Simone, si dhe “The Cars” do të përfshihen në “Rock & Roll Hall of Fame”.

Lista e vitit 2018 tregon një rikthim në rrënjët e “U.S. Hall of Fame”, që përgjatë dy viteve të fundit e ka zgjeruar bazën duke mirëpritur artistë të “Rap”-it, të tillë si Tupac Shakur.

Bon Jovi, që mban emrin e vokalistit të saj, u formua në vitin 1983 në New Jersey dhe mbetet një prej grupeve më të suksesshme në industrinë muzikore amerikane, duke publikuar albume herë pas here.

Banda zhvilloi një turne në Shtetet e Bashkuara këtë vit për promovimin e albumit “This House is Not for Sale”, u shpreh TCH.

“Dire Straits” siguroi famën në vitin 1979 me “single”-in “Sultans of Swing”, duke konsoliduar më pas suksesin me hite të tilla si “Money for Nothing” dhe “Brothers in Arms”. Grupi u shpërbë në vitin 1995, kur kitaristi Mark Knopfler nisi karrierën si solist.

“Moody Blues” njihet kryesisht për hitet e “Rock”-ut klasik, “Nights in White Satin” dhe “Go Now”.

Ndërkohë, kantautorja dhe aktivistja e të drejtave civile siguroi famën në vitet ’60 me këngë të tilla si “To Be Young”, “Gifted and Black” dhe “Mississippi Goddam”.

Emrat e atyre që do t’i shtohen muzeut të fanmshëm u votuan nga adhurues të muzikës dhe 900 ekspertë të industrisë. Përfshirja e tyre do të bëhet në një ceremoni në Cleveland të Ohios, më 14 prill.