Telegrafi

Pasuria e grupit “Queen” është më e madhe se e mbretëreshës Elizabeth II

Grupi britanik i rokut, “Queen”, ka tejkaluar pasurinë e Mbretëreshës Elizabeta II.

Tre anëtarët e mbetur të grupit – Brian May, Roger Taylor dhe John Dickon – si një grup janë më të pasur se mbretëresha britanike.

Tre rokerët së bashku kanë një pasuri prej 445 milionë, që është rreth 522 milionë euro, ndërsa Mbretëresha Elizabeth II ka një pasuri prej 370 milion paund, ose rreth 434 milionë eurove.

Këta muzikantë fituan një shumë të madhe parash pas shfaqjes së filmit, “Rhapsody Bohemian”.

Falë këtij filmi, anëtarët e grupit fituan 33 milionë dollarë deri më tani nga shfaqjet në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Filmi “Rhapsody Bohemian”, i cili fitoi katër Oscar më parë këtë vit, raportohet se ka fituar 902.6 milionë dollarë që nga nëntori i vitit të kaluar. /Telegrafi/