Telegrafi

Robotit të vogël iu nevojit vetëm disa orë që të mësoi të ecte vet

Ky robot i vogël është mësuar të ecte vet, si pjesë e një procesi që i ka marrë vetëm disa orë.

Sehoon Ha është autori kryesor i këtij projekti, që e ka përdorur të mësuarit e përforcuar – si metodë që shfrytëzon një algoritëm për të mbledhur informata rreth ambientit rrethues ku ndodhet objekti.

Pastaj, roboti mëson nga provat që i bën dhe gabimet që pëson. Në sipërfaqen e rrafshët, robotit i janë nevojitur vetëm 90 minuta që të mësohet.

Kjo procedurë ka shkuar aq mirë, sa që robotit nuk i është nevojitur as ndonjë ndërprerje manuale, që e zhbllokon sistemin.

Të mësuarit e ecjes në mënyrë autonome, kërkon nivel të lartë shkathtësie dhe kapaciteti, ndërsa përfundimi me sukses është shumë i vështirë.

Me zhvillimin e këtyre sistemeve, robotët mund të aktivizohen dhe të mësohen të ecin vetët nëpër terrene të ndryshme të izoluara, ku nuk mund të hyjnë njerëzit apo robotët tjerë. /Telegrafi/