Nëpërmjet zgjatimeve të vogla në pjesën e poshtme, roboti ‘shumëkëmbësh’ do jetë në gjendje të lëvizë nëpër të gjitha hapësirat dhe të dërgojë barnat në pjesë specifike përbrenda organeve.
Hulumtuesit prapa kësaj pajisje, konsiderojnë se e ka fuqinë e njëjtë, sa një njeri të jetë në gjendje të tërheqë një autobus me 26 ulëse, transmeton Telegrafi.
Mund t’i adoptohet ambientit, duke lëvizur me shkathtësi trupin e lakueshëm, në mënyrë që të jetë në gjendje të kalojë nëpër zona të ngushta, me zbrazëtira apo pengesa. Madje, mund të lëvizë edhe nëpër mukozë dhe gjak.
Çfarë e bën të dallojë prej tjerëve, janë rreth 100 zgjatime të gjata më pak se një milimetër, që duken sikur qime të holla flokësh.
Pasi të jetë pajisur me medikamentin përkatës, roboti përpihet nga përdoruesi, apo i vendoset në mënyrë kirurgjike në trup.
Përmes sistemit magnetik, dirigjohet nga jashtë dhe dërgohet deri te zona e dëshiruar, për ta kthyer sërish prapa në të njëjtën formë.
Ky proces po konsiderohet shumë adekuat, për trajtimin e pjesëve apo sëmundjeve të izoluara, pa pasur nevojë të përdoren barna që shkaktojnë efekte anësore në të gjithë trupin. /Telegrafi/