Site icon Telegrafi

Roboti që mund t’i japë fund hekurosjes së zakonshme (Video)

TEO është roboti që u krijua në Carlos III University në Madrid të Spanjës, i cili është i aftë të hekuros rrobat.

Në kokën e tij është vendosur një kamerë, që krijon modelin 3D të materialit dhe tabelës, për të vazhduar më pas me rrafshimin e sipërfaqes, transmeton Telegrafi.

Përmes algoritmit të instaluar, kalon ujtinë si duhet nëpër veshje, shmangë këndet dhe pasi të ketë hequr rrudhat e largon për të mos e djegur materialin.

Me 1.8 metra dhe 80 kilogramë, TEO është ende në fazën fillestare të hekurosjes dhe i duhet ndihma e njeriut për të vendosur veshjet, por është në procesin e përsosjes. /Telegrafi/

Exit mobile version