Harroni karakteret e filmave të animuar Transformers, pasi një kompani zvicerane ka arritur ta zhvilloj një robot me katër rrota, që njëkohësisht mund t’i shfrytëzoj edhe si këmbë për të ecur.
Bëhet fjalë për ETH Zurich, që prodhoi robotin që mund të lëvizë si veturë me shpejtësi prej 23 kilometrave në orë, të ngjitet shkallëve dhe të lëviz sikurse një njeri, transmeton Telegrafi.
Roboti ANYMal ngjason shumë me atë të kompanisë amerikane Boston Dynamics që së fundmi prezantoi robotin-qen, Spot, i cili përmes inteligjencës artificiale mund të kryej shumë funksione.
Roboti i kuq madje është testuar me veturën Tesla në start dhe më pas kur vetura ndalet para shkallëve, ANYMal zbret shkallëve pa ndonjë problem.
Madje bën lëvizje sikurse të njeriut dhe pa ndonjë problem i shfrytëzon rrotat si të ishin këmbë njeriu, më të cilat qëndron në “këmbë”. /Telegrafi/