Humanoidi japonez – i quajtur Twendy-One – ka fuqi të mjaftueshme që t’u ndihmojë njerëzve të ngrihen dhe të ulen, sikur edhe t’u shërbejë atyre ushqimin, ndërsa vihet në lëvizje me të prekur. Roboti po ashtu mund të ndihmojë edhe në matarimin e punëve shtëpiake.
Shigeki Sugano, profesor në Universitetin Waseda, në Tokio, ka deklaruar: "Në shoqërinë tonë, e cila po plaket vazhdimisht, nevojiten robotë të fuqishëm dhe të kujdesshëm. Twendy-One është roboti i parë që i plotëson këto kushte".
Roboti Twendy-One është dizajnuar për t’i ndihmuar njerëzit e moshuar në punët e shtëpisë, sikur edhe në punët e kopshtit, ndërsa pritet të dalë në shitje në vitin 2015.