Site icon Telegrafi

Roboti i parë i parkimit në Gjermani – ja si funksionon ai! (Video)

Makina e parë robotike e parkimit tashmë është vënë në funksion në Aeroportin e Düsseldorfit në Gjermani.

Por, një risi e tillë nuk është edhe aq e preferuar në mesin e shoferëve, tha zëdhënësi i aeroportit për mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Robot Ray, i cili në aeroportin e Düsseldorf ‘punon’ për dy vjet, ka katër rrota dhe mund të rrotullohen 360 gradë, duke lejuar lëvizjen në hapësira shumë të ngushta.

Teknologjia është zhvilluar nga “Serva transport systems“, një kompani me seli në Grabenshtat në Bavari, në bashkëpunim me Fraunhofer Institutin e Materialeve dhe Logjistikës në Dortmund.

https://www.youtube.com/watch?v=HgZKQYMz26o

Exit mobile version