Site icon Telegrafi

Roboti nxori mostrat e para të “karburantit bërthamor radioaktiv” nga reaktori i Fukushimës

Kompania Tokyo Electric Power (TEPCO), e cila drejton centralin bërthamor Fukushima Dai-ichi, ka prezantuar një robot masiv për të marrë mostrën e parë nga një reaktor.

Kjo vjen 13 vjet pasi një tërmet shkatërrues dhe cunami shkaktuan një shkrirje dhe rrjedhje radioaktive në vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Më 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi Japoninë Lindore dhe një cunami ndërpreu energjinë në termocentralin bërthamor Fukushima-Daiichi, duke çuar në një shkrirje të reaktorëve.

Vlerësimet sugjerojnë se 880 ton lëndë djegëse bërthamore shumë radioaktive mbeten nën tre ndërtesat e reaktorëve në vend.

Substanca, e quajtur “mbeturinat e karburantit” nga TEPCO, është një përzierje radioaktive e krijuar kur nxehtësia intensive shkaktoi shkrirjen e komponentëve të brendshëm të reaktorit.

Pas ftohjes, ky material u ngurtësua.

Pavarësisht supozimeve, përbërja e saktë dhe karakteristikat e këtyre mbeturinave mbeten të pasigurta, duke kërkuar analiza të mëtejshme.

Andaj, TEPCO ka nisur dekomisionimin e termocentralit bërthamor, një proces që pritet të marrë dekada.

Kjo përpjekje përfshin përdorimin e robotëve të shumtë për detyra të ndryshme, nga vëzhgimi i ndërtesave deri te matja e niveleve të rrezatimit.

Megjithatë, deri më tani, TEPCO nuk kishte një robot të aftë për të marrë një mostër të “karburantit”. /Telegrafi/

Exit mobile version