Telegrafi

Roboti ndalon presidentin, i zgjati dorën dhe e përshëndeti (Foto/Video)

Vladimir Putin ka qenë në një shfaqje të pajisjeve teknologjike në Perm Krai të Rusisë, kur është ndaluar nga një robot.

Presidenti 64-vjeçar, pasi është nderuar prej tij ia ka zgjatur dorën dhe është takuar, transmeton Telegrafi.

Prezantimi i robotit para presidentit

“Unë jam Promobot, roboti autonom që ofron shërbime biznesi. Është nderi im të takohem me ju”, ka thënë pajisja, në momentin që ka parë pronarin e teksa fliste me Putinin.

Të pranishmit kanë mbetur të befasuar, me reagimin e robotit që mund të dallojë fytyrat, rregullojë dokumentet dhe të fletë në disa gjuhë të huaja.

Sipas krijuesve të tij, ai mund të punojë i pavarur në sisteme të ndryshme institucionale dhe organizime ndërkombëtare. /Telegrafi/