Vladimir Putin ka qenë në një shfaqje të pajisjeve teknologjike në Perm Krai të Rusisë, kur është ndaluar nga një robot.
Presidenti 64-vjeçar, pasi është nderuar prej tij ia ka zgjatur dorën dhe është takuar, transmeton Telegrafi.
“Unë jam Promobot, roboti autonom që ofron shërbime biznesi. Është nderi im të takohem me ju”, ka thënë pajisja, në momentin që ka parë pronarin e teksa fliste me Putinin.
Të pranishmit kanë mbetur të befasuar, me reagimin e robotit që mund të dallojë fytyrat, rregullojë dokumentet dhe të fletë në disa gjuhë të huaja.
Sipas krijuesve të tij, ai mund të punojë i pavarur në sisteme të ndryshme institucionale dhe organizime ndërkombëtare. /Telegrafi/