Site icon Telegrafi

Roboti kryen punën e kuzhinierit: Fërgon patate dhe kujdeset që të mos digjen qoftet (Video)

Me avancimin e teknologjisë, shumë punë që deri më sot janë kryer nga njeriu tani ato bëhen nga robotët e sofistikuar, që madje janë më preciz në punën që ata bëjnë.

Këtë gjë më së miri e dëshmon roboti me i ri i quajtur Flippy, i cili ka zënë vendin e kuzhinierëve në restorantet ku shërbehet ushqimi i shpejtë në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

Fal sensorëve që i ndihmojnë të vërej se cilat qofte, mish apo patate janë skuqur sa duhet, ai këtë punë e kryen pothuajse njëjtë sikurse një njeri.

Edhe pse nuk e ka shqisën e nuhatjes që ta vërej qoften që digjet, ai një gabim të tillë nuk e bën për faktin se në të janë instaluar pajisje të ndryshme që e parandalojnë të ndodh një gjë e tillë.

Flippy ka aftësi që njëkohësisht të përgatis 12 hamburgerë, kurse çmimi i tij sillet rreth 60 mijë dollarë dhe 12 tjera duhet shtuar për të kryer punën e kuzhinierit për plot një vit.

Robotët Flippy tashmë janë vënë në përdorim në më shumë se 50 restorante të Caliburger në Kaliforni që kryejnë punën e një kuzhinieri. /Telegrafi/

Exit mobile version