Telegrafi

Roboti inteligjent do të dërgohet në hapësirë (Video)

Combat Robot F.E.D.O.R. është krijuar nga shkencëtarët në Moskë të Rusisë, që në një ardhme të afërt të dërgohet në hapësirë.

Ky robot mund të ngre pesha të konsiderueshme, përdor pajisje të ndryshme, shtie me armë, vozitë veturë dhe mund të bëjë lëvizje të shumta si njeriu, prej pompave deri të shtrëngimi i duarve, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë e tregon nga afër këtë krijim teknologjik, që përmes inteligjencës artificiale, ka mundësi edhe të mendojë vet.

Në këtë formë, e bën atë shumë të pavarur dhe të aftë që të kryejë veprime të shumta në hapësirë, pa pasur nevojë të komandohet nga baza.

Mirëpo, ky robot mund shfrytëzohet edhe në sfera të ndryshme të jetës, në ndihmë të fuqisë njerëzore. /Telegrafi/