Site icon Telegrafi

Roboti i donerit

“Do ta transformojë tregun”, thotë shpikësi 34 vjeçar nga Qipro, derisa shumë njerëz rrethuan makinën e cila me shpejtësi të madhe “pa u lodhur” priste mishin.

Roboti është i pajisur me një kamerë digjitale, e cila matë trashësinë e mishit e që mundëson prerjen e përkryer të copave, të pjekura dhe të holla.

Roboti i pabesueshëm me emrin “FFDR-V1004” mund të prej deri në 120 porcione donerit për një orë. “Ky është roboti i parë për doner në botë”, thotë pronari i kësaj shpikje.

Shpikësi i donerit është një turk, emigrant në Turqi, Mehmet Aygun, të cilit i ra në mend të mbushë pitajkën me copa të holla mishi me sallata dhe mëlmesa. /Telegrafi/

Exit mobile version