Hulumtuesit e Universitetit të Harvardit, e kanë krijuar këtë robot që mund të ecë në dy këmbë, ndërsa ka material që është pothuajse i pa dëmtueshëm.
Mikroprocesorët që janë të vendosur në pjesën e shpinës, kontrollojnë lëvizjet dhe sistemin e shpenzimit të baterive.
Mike Tolley që është një ndër shkencëtarët që punoi në këtë robot, thotë se ‘tërë sistemi është imun ndaj ndryshimit të temperaturës, duke e bërë të pamposhtur’.
Ky është një projekt fillestar, për robot të tillë që do të ndërtohet për ti dërguar në misione të ndryshme shpëtimi, ku rreziku është i lartë./Telegrafi/