Site icon Telegrafi

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Ky është momenti rrëqethës kur roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë.

Videoja e filmuar më 9 shkurt, shfaq robotin me formën e njeriut – i veshur me një xhaketë, prezantohet para turmës që qëndronte prapa rrethojave në festivalin e organizuar në Tianjin në verilindje të Kinës.

Një lëvizje e tij e pakontrolluar, detyroi sigurimin që ta tërhiqnin zvarrë mbrapa nga frika se mund të lëndojë dikë, transmeton Telegrafi.

Organizatorët e eventit e kanë përshkruar incidentin si “dështim robotik”. Madje shtuan se roboti kishte kaluar më herët testet e sigurisë, dhe se kanë marrë masat e nevojshme që të mos përsëritet një gjë e tillë.

Shumë kanë shprehur brengën lidhur me ndikimin që mund të kenë makineritë në jetën e njerëzve.

Në dhjetor, një inxhinier i Tesla u sulmua nga një robot, si pasojë e një defekti teknik në fabrikën e kompanisë në Teksas. /Telegrafi/

Exit mobile version