Telegrafi

Roboti i cili përgatit 300 hamburgerë në ditë dhe fut enën e patateve në vaj për t’u fërguar

Një robot i quajtur Flippy, i dizajnuar për të përgatitur 300 hamburgerë në ditë, është avancuar së fundmi dhe tani mund të përgatis edhe patatet e fërguara.

I ndërtuar nga Miso Robotics, start-up nga Pasadena, Kaliforni, tani ky robot mund të kryej pothuajse rolin e një kuzhinieri të kualifikuar – duke mbushur enën me patate të cilën e zhyt në vaj që të fërgohen, transmeton Telegrafi.

White Castle në partneritet me Miso prezantuan avancimet e Flippy gjatë të hënës, dhe tani planifikohet që robotë të tillë të dërgohen edhe nëpër lokale tjera ku përgatitet ushqimi i shpejtë.

Më herët inxhinierët kishin vërejtur se robotit duhet t’i asistojë një njeri, por me avancimin e tij tani ai mund të kryej orarin e plotë të një kuzhinieri pa pasur nevojë për ndihmën e askujt. /Telegrafi/