Roboti nuk ka emërtim zyrtar, por është edhe një në radhën e prototipave të robotëve të ashtuquajtur “të butë”. Inspirimin për dizajnin e tij shkencëtarët e kanë marrë nga vet natyra, e lloji i këtillë i robotit ka treguar se ka opsione më gjithëpërfshirëse në krahasim me vëllezërit e vet metal.
“Aftësia unike e robotëve të butë është se mund të deformohen, ju lejohet qasje në lokacionet përndryshe të paarritshëm për robotët tradicional nga metali” theksoi Matthew Walter, robotist nga MIT, e transmeton Huffington Post.
Roboti që mund të shihet në video është i madh 12.7 centimetra dhe mund të mblidhet në formën e topit dhe me lakim të lëviz në atë mënyrë që të thith ajrin në mënyrë individuale në secilën nga gjymtyrët. Shikoni se si ai kalon nën panelin nga xhami. /Telegrafi/