Telegrafi

Robotët që thuhet se nuk shkatërrohen, tregojnë shkathtësitë derisa rrotullohen në të njëjtën kohë

Inxhinierët e Massachusetts Institute of Technology në Shtetet e Bashkuara, prezantuan robotët që thuhet se nuk shkatërrohen, që në të ardhmen mund të kryejnë funksione të ndryshme.

Disa nga inxhinierët, kanë kryer manovra të ndryshme, duke treguar shkathtësitë që kanë këta robotë, si rrotullimi së prapthi, vallëzimi, madje edhe loja me top, transmeton Telegrafi.

Të komanduara nga larg, secili nga këta robotë peshon nga nëntë kilogramë, derisa mund të lëvizë me shpejtësi deri në 9.6 kilometra në orë.

Ndërtimi specifik i këtyre robotëve, ka bërë që të absorbojnë sa më shumë efektin e përplasjes, si dhe ta kenë sa më lehtë kur ngrihet lart.

Aftësia për të mos u shkatërruar, robotëve iu është mundësuar nëpërmjet materialeve të forta të ndërtimit, që iu ndihmo të mos thyhen as kur përplasen fuqishëm.

Me anë të këtyre robotëve, pritet që në të ardhmen të kryhen funksione të ndryshme, për kërkim dhe shpëtim. /Telegrafi/