Robotët në formën e kandilave të detit, do të shfrytëzohen për mbrojtjen e ambienteve ujore (Video)
Kushtrim Gacaferri
Shkencëtarët nga Universiteti i Floridës në Shtetet e Bashkuara, kanë krijuar robotë në formën e kandilit të detit, që do të shfrytëzohen për monitorimin dhe mbrojtjen e ambienteve nënujore.
Me anë të tentkulave hidraulike prej silikoni, do të lëvizin edhe nëpër zonat më të ndjeshme, pa shkaktuar ndonjë dëmtim apo ndotje, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, shumë prej tyre janë testuar nëpër pjesë të ngushta prej gjami dhe arritën të kalojnë me sukses në të gjitha zonat.
Në të ardhme, pritet që këta robotë të monitorojnë ekosistemin e ndjeshëm të marinës, veçanërisht koralet që po dëmtohen në masë të madhe.
Krijuesit besojnë se kjo kafshë artificiale, do të shërbejnë si ‘gardiane e oqeaneve’ pa paraqitur problem për ndonjë element që jeton në ujë. /Telegrafi/