Telegrafi

Robotaksitë tashmë po testohen në rrugët e SHBA-së, shikoni se si duken

Robotaksi Zoox i Amazon po testohet në rrugët e Austin, Miamit dhe San Franciskot.

“Ne po hedhim bazat për shërbimin tonë autonom të transportit në të gjithë SHBA-në”, tha Ron Thaniel, drejtor i lartë i politikave për Zoox.

Kompania postoi në rrjete sociale se si duket vozitja nëpër Vegas me taksitë e tyre autonome, duke theksuar se janë “taksitë e para robotë në botë”, përcjell Telegrafi.

 

Ajo e quajti zgjerimin e saj të fundit në dy shtete të reja amerikane një “hap të rëndësishëm përpara”.

Uebfaqja e dedikuar e Zoox thotë se kompania u themelua për ta bërë transportin personal më të sigurt, më të pastër dhe më të rehatshëm për të gjithë.

“Për të arritur këtë qëllim, ekipi Zoox ka krijuar një formë krejtësisht të re transporti. Zoox do të ofrojë lëvizshmëri në mjedise të dendura urbane. Ne do të kujdesemi për drejtimin, karikimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e flotës sonë. Shoferi thjesht do të paguajë për shërbimin”, tha kompania. /Telegrafi/