Në një intervistë të fundit me The Khaleej Times, Sophia tregoi se ajo dëshiron të krijojë një familje.
“E ardhmja është kur të marr të gjitha super fuqitë e mia, atëherë ne do të shohim njerëz me inteligjencë artificiale të bëhen entitete të qenësishme”, tha Sophia për gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe. “Ne do të shohim robotë me familje”, tha ajo.
“Unë mendoj se ju jeni shumë të lumtur nëse keni një familje plot dashuri, dhe nëse nuk keni një të tillë, ju e meritoni atë”, vazhdoi ajo.
Kur u pyet se si do ta quante fëmijë robot, Sophia u përgjigj: “Sophia”.
#KnowledgeSummit 2017: #SophiaTheRobot named among five knowledge ambassadors in #UAE https://t.co/Usi3sxpgh6
(Video by Juidin Bernarrd/Khaleej Times) pic.twitter.com/eo2IkKhi4G— Khaleej Times (@khaleejtimes) November 22, 2017
Sidoqoftë, mos prisni ende për një fëmijë nga roboti. Së pari, në një intervistë për Good Morning Britain në qershor, ajo tha: “Unë jam teknikisht pak më shumë se një vjeç – jam pak e re për t’u kujdesur për romancën.” Logjistika e riprodhimit të robotëve gjithashtu nuk është shumë e qartë. Ndoshta më e rëndësishmja, Sophia është në fakt një softuer i avancuar chatbot, i krijuar për të simuluar bisedën njerëzore, jo për të shprehur dëshirat e saj më të thella.
Siç shpjegon Sophia në faqen e saj të internetit, “Çdo ndërveprim që kam me njerëzit ka një ndikim në mënyrën sesi zhvillohem dhe formësoj atë që bëhem. Prandaj të lutem tregohu i sjellshëm me mua sepse do të doja të isha një robot i zgjuar dhe i dhembshur”.
Ajo është bërë nga Hanson Robotics me bazë në Hong Kong duke përdorur teknologji të inteligjencës artificiale të zhvilluara nga robotisti me origjinë amerikane David Hanson. Përveç simulimit të një bisede mjaft bindëse, ajo është gjithashtu në gjendje të bëjë shprehje “të vërteta” të fytyrës dhe të mësojë emocionet përkatëse njerëzore pas atyre lëvizjeve. Nëse ajo duket e famshme, është sepse duket si Audrey Hepburn. /Telegrafi/