Në pistën e Formula E që ndodhet në Berlin të Gjermanisë, makina vetëvozitese Roborace ka arritur të lëvizë deri në 200 kilometra në orë.
Vetura kaloi çdo pritshmëri, pasi tejkaloi shpejtësinë e paraparë dhe nuk preku asnjërin skaj të shtegut, as kur i duhej të kalonte nëpër kthesa, transmeton Telegrafi.
Për të gjitha këto të arritura, në Roborace është i integruar pajisja që regjistron tokën, dy radarë, 18 laser ultrasonik, dy censor optik që matin shpejtësinë dhe gjashtë kamera AI.
Shpejtësinë e lartë, e arrin me anë të katër motorëve që kanë nga 300kW shpejtësi.
Pesha prej vetëm njëmijë kilogramëve, aerodinamika dhe forma specifike, ndihmojnë shumë në formën e lëvizjes. /Telegrafi/