Muajin e kaluar erdhi lajmi që ish-yllit brazilian i Milanit, Robinho, u dënua me nëntë vite burg për përdhunimin e një vajze me origjinë shqiptare.
Vendimi u dha nga një gjykatë në Milano, e cila arsyetoi se braziliani, bashkë me pesë meshkuj të tjerë, përdhunuan një 22-vjeçare, në 22 janar të vitit 2013.
Aktualisht çështja është apeluar nga avokatët e brazilianit, që për momentin e vazhdon karrierën në atdheun e tij, me Atletico Mineiron.
Gjithsesi, pavarësisht dënimit, Robinho do të vijojë të luajë futboll, sepse dënimi nuk hyn në fuqi deri sa të shprehet Gjykata e Apelit.
Por edhe në rast se në Apel konfirmohet i njëjti dënim, sërish do të jetë e vështirë burgosja e Robinhos, sepse Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të tij dhe ndalimi i Robinhos mund të bëhet vetëm nëse ai largohet nga atdheu i tij.
Kështu, Robinho, pavarësisht vendimit të Apelit, mund të vijojë të luajë futboll në Brazil. /Super sport/