Telegrafi

Robinho siguron Tevez se nuk do të pendohet

“Ajo çfarë mund t’i them Carlos është se edhe unë e kam bërë të njëjtën zgjedhje sezonin e kaluar. Dhe nuk pendohem që e kam zgjedhur Cityn”, ka thënë Robinho.

“Ndjehem si një familje e madhe në City dhe kjo është edhe një pikë tjetër të cilët do të doja t’ia them. Sigurisht se Chelsea është një klub i madh, por Manechester City po ashtu është i madh dhe ne mund të jemi edhe më të fuqishëm se ta”, ka shtuar braziliani.