Telegrafi

Robinho: Nuk ka më top katërsh në Angli

Me shuma marramendëse të parave të harxhuara këtë verë nga Manchester City, Robinho nuk ka se si të mos besojë se ekipi i tij është mjaft i fuqishëm për të garuar për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

“Nuk ka më top katërshe. Ne e kemi bërë top pesë. Nga ky sezon, ne do të nisemi me mendimin se ne jemi në prej klubeve më të mira”, ka thënë braziliani.

“Nëse lojtarët me të cilët kemi nënshkruar, dhe lojtarët me të cilët mund të nënshkruajmë, punojmë të gjithë mirë, mund të jemi të pamposhtur, dhe jo vetëm në Angli, por në gjithë Evropën”.

Por Robinho paralajmëron se ekipi ka nevojë jo vetëm për një sulm, por edhe për një mbrojtje të mirë.

“Mund t’i keni gjashtë lojtarët sulmues më të mirë në botë, por derisa mbrojtja dështon, atëherë nuk do të fitoni. Kam thënë edhe më herët, kur ndërtoni një shtëpi atë e filloni nga themeli”, ka shtuar braziliani.