Telegrafi

Robinho: Nuk ka kurrfarë problemi me Mancinin

Sulmuesi i cili i kushtoi Cityt 32.5 milionë funte ‘u ofendua’ pasi u zëvendësua kur kishin mbetur edhe 30 minuta në humbjen 2-0 ndaj Evertonit vikendin e kaluar, pasi u fut në lojë po ashtu si zëvendëses.

“Nuk kam probleme me Mancinin. Është normale për një lojtar të dëshirojë të luajë, por trajneri i merr vendimet dhe unë i pranoj. Kam folur me Mancinin. E di se çfarë ai pret nga unë dhe do të punoj ta bëj atë për ekipin”.

“Jam profesionist, jam i përkushtuar dhe gjithmonë jap gjithçka në stërvitje. Nuk është e vërtetë nëse them ndryshe. Dua të arrij sukses në City, nuk dua të largohem. Dua të fitoj shumë gjëra këtu dhe kjo është arsyeja se pse u largova nga Reali për këtë sfidë”, ka thënë Robinho./Telegrafi/