Telegrafi

Robinho: Mund të shkoj te Besiktasi

Robinhos i skadon huazimi te Santos pas Botërorit, ndërsa ai ka pranuar se do të dëshironte të shkonte te Besiktasi.

“Nëse Schuster është atje, unë mund të shkoj”, theksoi për gazetarët Robinho, që është duke u lidhur edhe me një kalim te Barcelona, si pjesë e shkëmbimit me suedezin Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/