Telegrafi

Robinho: Mund të qëndroj te City

“Sinqerisht, nuk e di çfarë do të ndodhë te City. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë gjatë verës por unë nuk e përjashtoj mundësinë për t’u rikthyer. Gjërat e para në fillim. Gjëja e vetme në mendjen time është se si ta ndihmoj Brazilin ta fitojë Kupën e Botës”.

“Por unë mendova se Manchester City ishte zgjedhje e mirë për mua. Unë i kuptova reagimet kur iu bashkova Cityt. Njerëzit menduan se unë shkova për para, por nëse do ishte kjo, do të shkoja në Dubai ose në ndonjë vend arab”.

“Por unë doja të luaja në Ligën Premier dhe isha i lumtur që iu bashkova një klubi me ambicie të mëdha. Ata kanë paratë dhe ambicien për të hyrë në top katërshen e Ligës premier. Dhe më besoni, sezonin e ardhshëm City do ta bëj këtë. Ndoshta unë do të jem atje për të ndihmuar”, u shpreh Robinho. /Telegrafi/