Telegrafi

Robinho: Kush nuk do të luante për Barcën?

Spekulohet se braziliani do të kalojë në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi, ndërsa edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, vetë lojtari thotë se do t’i pëlqente të luajë për Barcelonën.

“Padyshim se do të luaja për Barcën. Kush nuk do të luante? Do të argëtoheshim shumë”.

“Do të ishte kënaqësi të luaja krahas Messit, bashkëkombësit Dani Alves, Xavit, Iniestas, Ibrahimovicit, dhe gjithë të tjerëve”, ka thënë Robinho për “El Mundo Deportivo”.