Telegrafi

Robinho i gatshëm të eksplodojë me Cityn

26-vjeçari ka qëndruar jashtë fushe për shkak të problemeve me këmbën dhe shpinën, dhe është duke u rikuperuar në vendlindjen e tij.

“Jam duke kaluar nëpër momente më mira, niveli im i futbollit ka pasur një rënie. Jam shumë i vetëdijshëm se duhet të përmirësohem dhe mendoj se tash është koha kur duhet të eksplodoj”, ka thënë Robinho.

Robinho po ashtu ka thënë se ai nuk dëshiron të ngutet për rikthim nga lëndimi derisa të sigurohet se gjithçka është në rregull, pasi nuk dëshiron që kjo t’i rikthehet pas një kohe dhe të rrezikojë të humbë Kupën Botërore./Telegrafi/