Telegrafi

Robinho: City i gatshëm të luftojë për titull

Braziliani, i cili është në detyrë me kombëtaren e tij, por për shkak të lëndimit të muskulit do të humbë ndeshjen me Kilin, sipas mediave angleze është cak i Barcelonës.

Por ish-ylli i Real Madridit pranon se është i impresionuar nga transferimet e Cityt këtë verë dhe beson se ata mund të luftojnë për trofe.

“Klubi i ka përcaktuar qëllimet e veta këtë sezon në një nivel shumë të lartë dhe këtë e ka treguar me paraqitjen në tregun e transferimeve. Kemi ndërtuar një përbërje më të fuqishme se sezonin e kaluar dhe mund të përballemi me cilindo ekip”, ka thënë Robinho.

“Tash duhet të kuptojmë se duhet të jemi mentalisht më të fuqishëm. Duhet ta bëjmë atë këtë sezon dhe kemi gjithçka që është e nevojshme për ta fituar titullin. Sa më shumë mendoj në këtë, aq më shumë besoj se ky vit do të jetë i yni”, ka shtuar braziliani.