Telegrafi

Robinho + 20 milionë = Ibrahimovic?

Dihet se Roberto Mancini është adhurues i Ibrahimovic dhe se është duke kërkuar që ta vazhdojë punën me të te City, pas suksesit me suedezin në Itali te Interi. Mësohet se agjenti, Mino Raiola, tashmë ka biseduar me zyrtarët e Cityt për një marrëveshje që do ta bënte Ibrën futbollistin më të paguar në botë.

Ibrahimovic ka shënuar vetëm 20 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat për Barcelonën, por ka dështuar të lë përshtypje në qarqet mediatike katalane. Robinho nga ana tjetër e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Santosi, ndërsa është duke kërkuar largimin përkudër faktit se Mancini dëshiron ta mbajë në skuadër. /Telegrafi/