Telegrafi

Robin Schulz dhe James Blunt vijnë me një këngë që premton të bëhet hit (Video)

Muzikanti i njohur gjerman, DJ Robin Schulz, i ka bashkuar forcat me këngëtarin britanik, James Blunt, për realizmin e një kënge të re me titull “OK’.

Kënga është publikuar pikërisht në periudhën kur mund të shndërrohet në një hit botëror.

Lexo po ashtu James Blunt nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)

E publikuar me videoklip, është një këngë e zhanrit ‘Deep house’ me melodi të bukur që i përshtatet për mrekulli vokalit të Blunt.

“Kam kaluar shumë mbrëmje në klubet në Ibiza duke e dëgjuar Robin Schulzin e talentuar në rolin e DJ-it, ashtu që isha shumë i entuziazmuar që të bashkëpunoja me të”, ka deklaruar krijuesi i hitit “You’re Beautiful”.

Nga ana tjetër, Schulz ka thënë se është i gëzuar pas reagimeve të para të fansave ndaj kësaj kënge, si edhe ka shtuar se bashkëpunimi me James është gjë e shkëlqyer dhe një përvojë e madhe për të.

“Kjo këngë është e përsosur për verë”, ka thënë gjermani. /Telegrafi/