Telegrafi

Robin Krasniqi rikthehet në ring pas pauzës 15 mujore – përballet me boksierin çek

Robin Krasniqi ka konfirmuar se po rikthehet në ring pas një pauze prej 15 muajsh.

Boksieri shqiptar do të qëndrojë në kategorinë e mëparshme, në atë gjysmë të rëndë.

Me një postim në llogarinë e tij në Facebook, Robini ka bërë të ditur se do të takohet me Stanislav Eschner këtë të shtunë.

Dueli zhvillohet n Magdeburg në një arenë të hapur, derisa shpreson të fitojë kundër 31-vjeçarit.

Aufbaukampf am Samstag in Magdeburg 🥊Robin Krasniqi 49-6-0 wird diesen Samstag einen 6-Runden Kampf bestreiten, das ist…

Publiée par Robin Krasniqi sur Mercredi 19 août 2020

“Duel zhvillimprurës këtë të Shtunë në Gjermani!”.

“Robin Krasniqi do të rikthehet këtë të Shtunë në Ring, pas një pauze 15-mujore. Ky është edhe rikthimi në kategorinë e mëparshme, në gjysmë të rëndën”.

“Kundërshtari i Robinit është 31-vjeçari nga Çekia, Stanislav Eschner”.

“Dueli do të zhvillohet në Magdeburg, në ambientet e hapura të ‘Seebühne Elbauenpark'”, ka njoftuar Robin Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/