Site icon Telegrafi

Robin Krasniqi kundër Arthur Abraham

Tashmë është edhe zyrtare. Është konfirmuar meçi i radhës së boksierit të njohur shqiptar Haxhi Robin Krasniqi.

Boksieri shqiptar do të përballet me Arthur Abrahamin më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë.

Meçi i Robin Krasniqit me Abrahamin do të jetë meç kualifikues për titullin WBO të botës në kategorinë super të mesme. Krasniqi në renditjen e WBO mban pozitën e tretë e Abraham të dytën, shkruan albinfo.ch.

Ky meç pritet të jetë mjaft interesant duke parë cilësitë e dy boksierëve që pritet të dhurojnë një duel spektakolar.

Exit mobile version